Më 26 mars 1999, në Krushë të Madhe, ndodhi masakra që do ta trondiste botën e civilizuar. Egërsirat serbe vranë e masakruan 241 fëmijë, gra, pleq e burra të paarmatosur. Sot e 24 vjet më parë, 64 shqiptarë të Krushës mbeten ende të zhdukur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Në të njëjtën ditë, u vranë e u masakruan edhe 113 fëmijë, të rinj, burra dhe gra në fshatin Krushë e Vogël, ku 60 prej tyre edhe pas 24 vjetësh, ende nuk dihet ku janë e vazhdojnë t’i kenë varret e zbrazëta. “Ky është gjenocid mbi popullatën shqiptare, për të cilin shteti serb duhet të dënohet sipas ligjeve ndërkombëtare. Serbia duhet të pendohet dhe të kërkojë falje për krimet e llahtarshme, por edhe duhet që drejtësia të prevalojë për ta fashitur dhimbjen e familjeve dhe kombit tonë”- u shpreh Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi.