leoni

Kryetari Latifi dhe Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për “Programin Nacional për Rininë”

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, kanë pritur në takim Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti dhe Azem Guri zv.Ministër i Arsimit. Gjatë takimit është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimi për “Programin Nacional për Rininë”. Kryetari Latifi është shprehur se komuna që ai udhëheq është e gatshme të realizojë Programin Nacional për Rininë. “Jemi të gatshëm të implementojmë çdo program që është i nivelit të lartë shtetëror si dhe që është në të mirë të rinisë. Bashkë me Drejtorinë Komunale të Arsimit do të bashkëpunojmë me Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport për të implementuar Programin Nacional për Rininë”, tha ndër të tjera Latifi. Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport vlerësoi lartë gatishmërinë për bashkëpunim të kryetarit Latifi për realizimin e Programin Nacional për Rininë dhe e falënderoi atë për mbështetjen e ofruar. “Programi Nacional për Rininë është hartuar për të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës të nivelit fillorë, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë. Në kuadër të këtij programi do të organizohen gara në tri fusha kryesore: dituri, kreativitet kulturor dhe mendim kritik si dhe në sport. Për të tria fushat janë përgatitur udhëzuesit për rrjedhën e garës. Roli i komunës në realizimin e këtij programi është i rëndësishëm prandaj ju falënderoj për mbështetje”, tha Koordinatori Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …