Kryetari Latifi dhe Ministrin në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, kanë vizituar zonat më të prekura nga breshri dhe vërshimet

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me kolegë bashkëpunëtorë dhe Ministrin në detyrë të Bujqësisë, Besian Mustafa, kanë vizituar zonat më të prekura nga rrebeshet intensive, breshri dhe vërshimet. Në Zaqisht e në Krushë të Madhe, ka dëmtime të mëdha të sipërfaqeve të mbjella me kultura bujqësore, andaj kryetari Latifi bashkë me Ministrin në detyrë, Besian Mustafa u dakorduan që Qeveria domosdo të mbështesë fermerët dhe t’iu ofrojë mbështetje institucionale konkrete me aq kapacitete sa ka. Me vendimin e kryetarit Latifi, janë formuar edhe pesë komisione për vlerësimin e dëmeve në bujqësi dhe amvisëri, sidomos në zonat të cilat edhe janë kapluar nga vërshimet, siç është rasti me fshatin Krushë e Madhe e pjesë të tjera ku ka një dëm të konsiderueshëm nga breshri dhe vërshimet. Pas vlerësimit të gjendjes faktike në terren, Drejtoria e Bujqësisë, do të hartojë një raport të detajuar të vlerësimit të dëmeve, nga ku edhe shpresojmë që do të gjejmë përkrahjen e mjaftueshme që këto dëme të kompensohen, në mënyrë që bujqit tanë të kenë të paktën një përkrahje optimale për rikthim në normalitet, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …