leoni

Kryetari Latifi dhe Nënkryetari Iska morën pjesë në themelimin e nëndegës së AAK-së në Shtutgart të Gjermanisë

Kryetari i Komunës së Rahovecit i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe Deputetit nga radhët e AAK, Bekë Berisha morën pjesë në themelimin e nëndegës së AAK-së në Shtutgart të Gjermanisë.

Në postimin e kryetarit Latifi ndër të tjera thuhet:

Me kolegë të udhëheqjes së Aleancës në Gjermani, me kryetarin Ukë Blakaj, kryetarin për Bavari, Selim Hotin e me Pleurat Berishën, kryetarin e Aleancës për Baden-Wurtemberg, bashkë me deputetin Bekë Berisha dhe nënkryetarin e Rahovecit, Fatmir Iska, me veprimtarë dhe mbështetës që po shtohen çdo ditë, mund të themi se ka vullnet e gatishmëri që me vendosmëri të ecim drejt ndryshimeve për votën si instrument të vetëm për të sendërtuar ndryshimet për të mirën e shtetit dhe popullit tonë.

Frymë, entuziazëm, vullnet për punë dhe mobilizim i jashtëzakonshëm, në tubimin që sonte mbajtëm me bashkatdhetarët në Stuttgart, me rastin e themelimit të nëndegës së Aleancës, nga i cili u zgjodh Hasan Hadërgjonaj, kryetar dhe 11 anëtarë të kryesisë.

Mirëpritja, interesimi dhe besimi në vizionin e Aleancës dhe koalicionit të prirë nga z. Ramush Haradinaj, janë tregues i qartë se nuk do të ndalemi për Kosovën dhe se po bie fort tik-taku i orës për ndryshim, i cili nis me 9 shkurt 2025. Faleminderit për mbështetjen e pakursyer, ka shkruar në rrjetin e tij social, Facebook, kryetari Latifi!

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Komunitete i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e XI-të të rregullt

Komiteti për Komunitete, organi obligativ i Kuvendit të Komunës në Malishevë, ka mbajtur mbledhjen e …