Kryetari Latifi dhe Nënkryetari Iska vizituan në Hoçë të Vogël, Kantinën “ZANA”

Kryetari i komunës së Rahovecit. z. Smajl Latifi dhe Nënkryetari Fatmir Iska vizituan në Hoçë të Vogël, Kantinën “ZANA”.

Në postimin e tij në facebook, kryetari Latifi ka shkruar:

Së bashku me nënkryetarin Fatmir Iska dhe me bashkëpunëtorët e mi, ishim për vizitë në Hoçë të Vogël, në Kantinën “ZANA”.

Kantina “ZANA” , e themeluar në vitin 2021, është shembull suksesi në kultivimin e verës dhe rakisë cilësore, e cila udhëhiqet me sukses nga shoku im i hershëm Ramadan Krasniqi, një bashkëveprimtar i hershëm, i cili përveç punës së tij në arsim dhe në udheheqje e menaxhim të mirë të shkollës “Heronjtë e Kosovës” në Hoçë të Vogël, duke qenë drejtor i saj, ai, së bashku me familjen e tij kanë arritur suksese të mëdha edhe në funksionalizimin e kësaj kantine, duke rritur jo vetëm sasinë e prodhimit të verës dhe rakisë, por edhe ka rritur në shkallë shumë të lartë cilësinë e këtyre prodhimeve.

Sot, kantina “ZANA” ka arritur të përpunojë e të prodhojë mbi 10.000 litra verë e raki cilësore, me lloje nga më të ndryshmet, e ndër më të njohurat janë verërat “Rrezina”, “Axha Sin” dhe “Lata” dhe rakinë “Hoça e Vogël” dhe “Drini i Bardhë”.

Kjo kantinë e prodhimit të verës dhe rakisë, nuk është e rastësishme, sepse dëshmon vlerat kulturore dhe tradicionale të këtij fshati dhe baza e prodhimit cilësor e ka origjinën e vreshtave të këtij fshati dhe të të gjitha vendbanimeve të komunës së Rahovecit. Dëshmi për këtë është shija tepër cilësore e prodhimeve të kësaj kantine.

Dolëm nga kantina me përshtypjet më të mira. Me këtë rast, mikut tonë Ramadan Krasniqi dhe familjes së tij i urojmë shumë suksese në të gjitha angazhimet. Ndërsa, miqtë tanë i ftojmë që të vijnë e ta shijojnë verën dhe rakinë cilësore të kantinës “ZANA” sepse do të bindeni për shijen dhe cilësinë e lartë.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e Komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuara

Në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, nën udhëheqjen …