Kryetari Latifi dhe shefi i fondacionit të Sfidave të Mileniumit Petrit Selimi, diskutojnë për projektin  “Fondi për Efiqiencë të Energjisë”

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ,i shoqëruar nga Drejtori i drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit Rumir Zhuniqi gjatë ditës së enjte kanë pritur në takim Petrit Selimin shef i fondacionit të Sfidave të Mileniumit (MCC)  për projektin  ,,Fondi për Efiqiencë të Energjisë”, i cili do të shërbej si mekanizëm i qëndrueshëm për të mbështetur Komunat. Ky fond është i dedikuar që të investohet në projekte të efiqiencës në tri procese, si: Procesi marrëveshje me Komuna si identifikimi i objekteve të vjetra që kanë nevojë t’i nënshtrohen efiqiencës së energjisë, Procesi për shtëpi individuale të kategorisë me asistencë sociale si dhe Arritja e përfshirjes gjinore në efiqiencë të grave dhe vajzave. Në takim Kryetari Latifi përshëndeti dhe vlerësojë këtë projekt, duke thënë se mbështetja nga ne si Komunë nuk do të mungojë, sidomos kur këto projekte fokusohen në mbështetje të qytetarëve, respektivisht të atyre me asistencë sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …