Kryetari Latifi dhe znj. Jennifer N. Ober mbajtën takimin e pestë të Këshillit publiko – privat

Sot, kryetari Latifi, bashkë me znj. Jennifer N. Ober, drejtoreshë e Projektit për Qeverisjen e Pronës, mbajtën takimin e pestë të Këshillit publiko – privat, në kuadër të “Muajit të Mërgimtarëve” 2024. Së bashku me bizneset, përfshirë ato të mërgatës dhe në pronësi të grave, diskutuan rreth listës së pronave komunale për shfrytëzim dhe prezantuan hartat zonale për arritjen e qëllimeve afatgjata dhe adresimin e nevojave të këtij komuniteti. Bizneset, në anën tjetër, parashtruan kërkesat e tyre dhe si partnerë strategjikë, u diskutuan mundësitë potenciale për investim. Këshilli publiko – privat u themelua në vitin 2022 dhe funksionon si një mekanizëm konsultativ joformal dhe këshillëdhënës për komunën e Rahovecit, ku bizneset ndajnë përvojat dhe kërkesat e tyre. Kjo ngjarje u organizua në bashkëpunim me aktivitetin e USAID “Qeverisja e Pronës”

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …