Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor, ditën e Çlirimit të Rahovecit e filluan duke pritur në komunë qytetarë të Rahovecit, me të cilët shkëmbyen urimet më të përzemërta me rastin e festës së Çlirimit të komunës së Rahovecit. Kryetari Latifi tha se, lufta dhe rezistenca për lirinë e Kosovës është frymëzim dhe vepër e popullit, prandaj Urime Ditën e Çlirimit, Rahovec!