KRYETARI LATIFI FORMON SHTATË KOMISIONE PËR VLERËSIMIN E DËMEVE

Me vendimin e tij Kryetari i Komunës së Deçanit Smajl Latifi, pas situatës së krijuar nga reshjet e dendura të Shiut dhe të rrëmbyeshme, ka formuar shtatë komisione për vlerësimin e dëmeve, në: amvisëri, ekonomi të shumta familjare e biznese, bujqësi dhe infrastrukturë publike. Komisionet tashmë kanë marrë detyrën për të filluar punën në terren, të gatshëm të bëjnë regjistrimin dhe më pas vlerësimin e dëmeve nga reshjet e shiut, të cilat i kanë përmbytur dhe vërshuar disa zona të komunës së Rahovecit. Anëtarët e këtyre komisioneve do të angazhohen në afat rekord për hartimin e një raporti profesional deri në ditën e premte, ndërkaq nga java e ardhshme, këto të dhëna do të analizohen dhe përpunohen, e në fund do të nxjerret një raport i detajuar për secilin bujk, familje dhe qytetarë të dëmtuar. Raporti i përgjithshëm do të përcillet në adresa të sakta të ministrive të Qeverisë së Republikës së Kosovës, së bashku me kërkesat për dëmshpërblim të familjeve, bujqëve dhe qytetarëve të dëmtuar të komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …