Kryetari Latifi fton në konsultim publik grupet e interesit dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare të cilat veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në komunën e Rahovecit
Komuna e Rahovecit me qëllim të ngritjes së transparencës dhe me qëllim që ti mbajë të informuar qytetarët e komunës së Rahovecit për gjendjen aktuale, organizon:
KONSULTIM PUBLIK
Me grupe të interesit dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare të cilat veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në komunën e Rahovecit
Me këto tema:
– Gjendja dhe ndikimi që pati virusi Covid-19 në komunën e Rahovecit,
– Bashkëveprimi ndërkomunal mes komunës së Rahovecit dhe organizatave joqeveritare
– Planet për programet e komunës së Rahovecit, për subvencionimin e OJQ-ve.
Konsultimi publik organizohet nga Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, të premten, më: 26.06.2020, në orën: 11:00, në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec.