Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përmes rrjetiti të tijë social facebook ka kujtuar dëshmorë që ranë në Maznik të Deçanit, ai ndërë të tjera ka thënë: 21 vjet pa Shkëlzenin, heroin e luftës dhe lirisë, e pa shokët e tij trima Luan Nimanajn, Fatmir Nimanajn dhe Hasim Halilajn, të cilët së bashku ranë burrërisht në një betejë fyt për fyt e të përgjakshme me forcat pushtuese serbe, më 16 prill 1999, në Maznik të Deçanit. Gjaku i heronjve, na bënë të ndjejmë çdo ditë boshllëkun e dhimbjen e madhe, njëkohësisht, sot e përherë, edhe krenarinë e natyrshme. Vepra e tyre është e pavdekshme dhe ndriçon rrugën tonë që kemi përpara vetes.
Lavdi e përjetshme! Ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.