Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka vazhduar vizitat me bizneset e Rahovecit. Fillimisht ishte te llamarinë-punues “Hasku”, një biznes me 48 vite përvojë operimi, pastaj Zdrukthtaria “Beha-N” që merret kryesisht me përpunimin e drurit, sidomos fuqive (bureve) për verë dhe raki që janë të rralla në vendin tonë dhe në fund “Arena Fitness”, një nga fitneset më të suksesshme në Rahovec që frekuentohet nga të gjithë. Kryetari Latifi i ka falënderuar bizneset për pritjen që i bëjnë dhe për hapësirën që të shpalosim idetë dhe planet tona për të ardhmen. Si gjithmonë, përkrahja jonë për bizneset do të vazhdojë të jetë e fuqishme!