leoni

Kryetari Latifi i ka vizituar gratë fermere të Krushës së Madhe

 

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi i ka vizituar gratë fermere të Krushës së Madhe, ku aktualisht janë 57 punëtore gra si dhe janë mbi 70 kontrata me kooperantë për furnizim me perime. Gratë fermere të Krushës janë shembull i pashoq i bashkimit për të mirën e përbashkët dhe dëshmi e pastër se bashkëpunimi i ngushtë në shoqëri gjithmonë sjell sukses! Kryetari Latifi ka thënë se, ne si Komunë vazhdimisht kemi përkrahur dhe do të vazhdojmë të përkrahim gratë fermerë të cilat janë bërë shtyllë e zhvillimit të bujqësisë dhe ekonomisë në Krushë të Madhe, duke eksportuar produktet e tyre në Zvicër, Gjermani dhe nga ky vit edhe në SHBA.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …