Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi përmes llogarisë së tij në facebook iu ka uruar gjithë besimtarëve islam muajin e shenjtë të Ramazanit.
Postimi i plotë i kryetarit Latifi
Të dashur bashkëqytetarë të besimit islam,
“Muaji i madhërishëm i Ramazanit është një kohë reflektimi, sakrifice dhe solidariteti. Le të na shërbejë për t’u afruar me njëri-tjetrin, për të ndihmuar ata në nevojë dhe për të forcuar vlerat e dashurisë dhe të mirëkuptimit.
Uroj që agjërimi e lutjet tuaja të pranohen dhe që ky muaj t’ju sjellë shëndet, paqe dhe begati në familjet tuaja!