leoni

Kryetari Latifi ka bërë homazhe dhe nderime pranë bustit të Heroit të Kosovës Mensur Zyberajt

Me rastin e shënimit të ditës së qendrës  kulturore “Mensur Zyberaj”në Rahovec, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me familjarë të dëshmorëve, familjen e respektuar të Heroit të Kosovës Mensur Zyberaj, invalidë e veteranë të luftës, miq e bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe dhe nderime pranë bustit të njërit nga themeluesit e celulave të para të UÇK-së në rajonin e Anadrinisë, respektivisht Zonës Operative të Pashtrikut, Heroit të Kosovës Mensur Zyberajt. Kryetari Latifi me këtë rast ka thënë se: Qendra e kulturës, që mban emrin e këtij protagonisti të madh të luftës tonë për liri, është vendi ku ne shpesh mblidhemi për të evokuar kujtime dhe nderuar kujtimin për ata që u flijuan për ardhmërinë e fëmijëve tanë dhe për mbarësinë e kombit. Përkujtimi që ne ju bëjmë atyre që ranë në fushë të nderit është një nga detyrimet tona morale e institucionale, duke synuar që jeta dhe vepra e dëshmorëve të na shërbejnë fanar ndriçues në rrugën tonë kah përparimi. Vetëm në këtë mënyrë merr kuptim dhe peshë rënia e tyre. Nuk mjafton që ne vetëm të kujtojmë lavdinë e tyre, por mbi atë lavdi të ndërtojmë ardhmëri për vendin tonë. Ky është edhe amaneti i dëshmorëve. Lavdi dëshmorëve dhe atyre që u flijuan në rrugëtimin e lirisë!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …