Kryetari Latifi ka bërë homazhe në 24-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të lirisë, Milaim Morina dhe Xhevdet Krasniqi

Në 24-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të lirisë, Milaim Morina dhe Xhevdet Krasniqi, në afërsi të Celinës, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë, miq e bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe në kujtim të veprës dhe sakrificës sublime për lirinë e atdheut. “Stanet e Mullabazit, në kodrat afër fshatit Celinë, janë vendi ku ata u përjetësuan, në mëngjesin e 27 majit 1999. Rënia e tyre, në atë fund-maj e bëri edhe më të shtrenjtë lirinë e këtij trualli, të cilën UÇK-ja po ia jepte fitores që po afrohej. Detyra jonë kryesore është ta ruajmë, ta çmojmë, ta duam, ta mbrojmë e ta jetësojmë idealin e dëshmorëve të kombit.”- u shpreh kryetari Latifi. Përjetësisht nderime dhe lavdi dëshmorëve Milaim Morina dhe Xhevdet Krasniqi!

May be an image of 4 people, grave stone, the Vietnam Veterans Memorial and text

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …