Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me bashkëpunëtorë, bën homazhe në Hamoc, ku prehen djemtë më të zotët e këtij populli, dëshmorët: Sadedin Hajda dhe Mexhit Mustafa. “Te heronjtë gjejmë shembullin e përkushtimit deri në vetëmohim. Përkulemi deri në gjunjë para veprës së Sadedin Hajdës, vëlla i heroit të spikatur të luftës për liri Xhelal Hajda-Tonit. Vepra dhe sakrifica sublime e luftëtarit të UÇK-së Mexhit Mustafës, tregon për shpirtin e paepur luftarak dhe atdhedashurinë e tij.”- u shpreh Kryetari Latifi. Lavdi dëshmorëve që i përjetësuan emrat e tyre në histori në betejën e përgjakshme dhe heroike të Hamocit!