Kryetari Latifi ka kujtuar dëshmorët Ilir  Konushevci, dr. Hazir Malaj, Bahri Fazliut e Agron Rrahmani

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka kujtuar dëshmorët Ilir  Konushevci, dr. Hazir Malaj, Bahri Fazliut e Agron Rrahmani. Ai ndër të tjera tha: Biri i Kosovës, Ilir Konushevci, ishte ai që i printe kolonës së çlirimtarëve, duke qenë ndër të parët që po hapte shtigjet e lirisë e po punonte për bashkimin e forcave çlirimtare. Krijimi i frontit të përbashkët të çlirimtarëve, ishte nevojë jetike, si dhe shpresë për lëvizjen tonë të armatosur për çlirim dhe porosi e qartë e frikë për armiqtë e për ndonjë segment që u shërbente atyre, prandaj, u ngutën ta ideojnë dhe ta zbatojnë planin për eliminim fizik të Ilir Konushevcit – MËRGIMIT dhe të bashkëluftëtarit të tij, dr. Hazir Malaj, në vendin e quajtur Miliskajë, në maloren mbi pendën e hidrocentralit të Fierzës, rrethi Bajram Curr. Me përjetësimin e Ilir Konushevcit, dr. Hazir Malaj, Bahri Fazliut e Agron Rrahmanit, ndërmjet datave 7 dhe 12 maj 1998, lëvizja jonë kombëtare çlirimtare, mori goditje shumë të rëndë dhe pesha e humbjes qe shumë e madhe, por mbi këto dhimbje të thella, u ngritën me mijëra të tjerë, e nga krismat e pushkëve të tyre, jehoi fuqishëm zëri kushtrimtar për bashkim i Ilirit, i Hazirit, i Bahriut, i Agronit e i të rënëve ndër breza dhe thirrja e tyre për të luftuar me vetëmohim deri në çlirimin e plotë të Kosovës dhe të trojeve tona të pushtuara! Nderime dhe lavdi për jetë e mot, veprës së heronjve, Ilir Konushevci dhe doktorit Hazir Malaj!

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …