Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në përvjetorin e rënies dhe sakrificës së ka kujtuar dëshmorët e trevës së Hasit, në krye me Haxhi Hotin, komandant Lleshin, nga Rogova e Hasit, falë heroizmit dhe vetëflijimit të tyre sot frymojmë ndryshe. Kryetari Latifi tha se, Hasi është simbol i heroizmit, atdhedashurisë, mikpritjes bujare, sinqeritetit dhe një trevë e rëndësisë së veçantë për lirinë e Kosovës. Hasi ishte portë prej nga hynë luftëtarë të shumtë e të zotë që i dhanë kuptim dhe vlerë të pamatshme luftës për çlirimin e Kosovës. Hasi ishte porta prej nga hyri pushka dhe baroti dhe nga ku u ndez zjarri i lirisë që digjte armiqtë tanë. Heroizmi i Haxhi Hotit si pjesëmarrës aktiv në njësitë guerile, i patrembur dhe me shpirtin e tij luftarak i tejkalon pritshmëritë, andaj, ky kolos i kombit falë angazhimit të tij dhe rënies së tij në altarin e lirisë e ka të skalitur emrin në historinë e lavdishme të kombit. Përulemi para sakrificës dhe heroizmit të dëshmorëve tanë!
Lavdi dëshmorëve të trevës së Hasit!
Lavdi Haxhi Hotit-komandant Lleshit nga Rogova e Hasit! Tha kryetari Latifi.