Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka kujtuar në 34 vjetorin e përjetësimit në logun e nderit dhe lavdisë të heronjve AFRIM ZHITIA dhe FAHRI FAZLIU. Kryetari Latifi ndër të tjera ka thënë: Vetëm të guximshmit si Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, të bashkuar rreth idealit të çlirimit, edhe qëndresën e bëjnë të pashembullt duke luftuar me armë në dorë me orë të tëra, deri në vdekje kundër forcave të Serbisë, në një bodrum në Bregun e Diellit, siç u dëshmua më 2 nëntor 1989, e që nga krismat e pushkëve të tyre dhe qëndresa e heronjve, natyrshëm u frymëzuan qindra e mijëra liridashës të tjerë, të cilët bënë luftë vetëmohuese për çlirimin e shqiptarëve nga zgjedha e robërisë sllave. Nderime dhe lavdi për jetë e mot, heronjve Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia!