leoni

Kryetari Latifi ka kujtuar heronjtë Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha

Ne një postim të tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi i ka kujtuar heronjtë Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha në përvjetorin e rënies së tyre. Kryetari Latifi ndër të tjera ka shkruar: Atëherë kur robëria, shtypja dhe shfrytëzimi i shqiptarëve nga perandoria jugosllave dhe gjendja në Kosovë e viset shqiptare nën Jugosllavi ishte e rëndë, kërkohej vendosmëri dhe guxim i madh për të vepruar. Në rrethanat ku nomenklatura titiste e pastitiste e promovonte këtë gjendje robërie e mjerimi si liri e zhvillim për shqiptarët, e ku për ta mbajtur sundimin shpirtëror e material ndaj nesh i kishte mbërthyer e shtrënguar, duke përndjekur, burgosur e diferencuar të gjithë ata që nuk pajtoheshin me gjendjen, kërkohej vetëdije e ndërgjegje e lartë njerëzore e kombëtare, qoftë për t’i qartësuar të tjerët, qoftë për t’i zgjuar të përgjumurit e për ta bërë të pamundurën, që ta kuptojë edhe pushtuesi, se ky truall nuk duron të shkelet më, e ne do të qëndrojmë këtu e kurrë nuk do të ndalet përpjekja e lufta jonë për liri, deri në fitore. Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha janë qëndrestarët e pathyer, të cilët ranë trimërisht duke luftuar dy atdhetarë zemërluana me armiq të shumtë të hedhur në sulm kundër tyre. Rexhepi e Nuhiu u pavdekësuan me 11 janar 1984, e ky populli fitoi dy heronj që frymëzojnë edhe sot e gjithmonë liridashësit e atdhetarët.

Lavdi përjetë!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …