Kryetari Latifi ka mbajtë takimin e parë për këtë vit me punonjësit shëndetësorë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me nënkryetarin Fatmir Iska, drejtoreshën për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, Saranda Sallteku dhe ushtruesi i detyrës i drejtorit të QKMF “Dr. Fahredin Hoti”, dr. Elbunit Kryeziu, mbajtën takimin e parë për këtë vit me punonjësit shëndetësorë, me të cilët diskutuan për kapacitetet shëndetësore, shërbimet e ofruara dhe kushtet e punës në këtë institucion, furnizimet me pajisje dhe barna esenciale, kontrollet sistematike te nxënësve në shkolla, ofrimin e shërbimeve mobile, investimet që po bëhen në objektin e vjetër të QKMF – së, investimet që do të bëhen në rrjetin e AMF-ve dhe planet për të ardhmen. Gjatë bisedave të përbashkëta, u pajtuan që të rriten kapacitetet, të përmirësohen edhe më shumë shërbimet shëndetësore, duke e respektuar në rend të parë orarin e punës, si dhe duke e intensifikuar bashkëpunimin ndërinstitucional. Do të punojmë në vazhdimësi, pa u ndalë, që qytetarët e Rahovecit t’i marrin sa më me efikasitet shërbimet e duhura shëndetësore. Suksese dhe punë të palodhshme të gjithë punëtorëve shëndetësorë, ka thënë kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …