Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, znj. Saranda Salltëku, ka mbajtur takim me drejtorin e Qendrës për Punë Sociale, Ymret Reshiti dhe punëtorët e kësaj qendre, e cila është kompetente për të ofruar shërbime profesionale dhe të veçanta si dhe për kujdesin ndaj qytetarëve me nevoja sociale. Kryetari Latifi i ka falënderuar dhe përgëzuar për angazhimin e pandalshëm gjatë këtij viti, duke u dëshiruar suksese dhe efikasitet sa më të lartë në vitin e ardhshëm. Gjithashtu, me respekt bashkëbiseduan për të arriturat, sfidat e këtij viti si dhe për synimet, objektivat, planet dhe prioritetet e QPS-së për vitin 2023. Urimet më të mira për Vitin e Ri 2023 si dhe suksese tutje në punën e këtij institucioni të rëndësishëm dhe profesional u ka uruar kryetari Latifi.