Kryetari Latifi ka mbajtur takimin e radhës me të gjithë punonjësit e administratës komunale në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka mbajtur sot takimin e radhës me të gjithë punonjësit e administratës komunale në Rahovec, me të cilët ka bashkëbiseduar për çështje të ndryshme të organizimit sa më të mirë të punës në të gjithë sektorët, rritjen e përgjegjësisë dhe rregullit nga secili punonjës, respektimin e orarit të punës dhe angazhimin e tyre në kryerjen e punëve më me efikasitet dhe ofrimin e shërbimeve sa më të përparuara, cilësore dhe pa vonesa. Kryetari Latifi i ka uruar për punën dhe angazhimin e tyre që kanë pasur deri më tani, po ashtu, kërkoi që të ketë më shumë rregull dhe respektim të ligjit në vendin ku punohet që të japim një pasqyrim sa më të qytetëruar, sepse puna jonë e përbashkët dhe koordinimi midis nesh është garanci për suksese tutje, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …