Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë nga Malësia e Vogël dhe Vrajaka, nderuan në përvjetorin e rënies dëshmorët e kombit, Skender Kastrati dhe Sabri Morina, të cilët ranë për të mos vdekur kurrë, më 26 gusht 1998. “Kontributi i Skender Kastratit si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në luftën çlirimtare ishte përqendruar, veç tjerash, edhe në ruajtjen dhe përcjelljen e luftëtarëve të lirisë që vinin e shkonin për armatime dhe municione për luftën e UÇK-së. Sot, kujtuam edhe një sakrificë dhe flijim për atdheun që bëri Sabri Morina nga Vrajaka, i cili ra heroikisht duke u futur në zonën e luftës në Goden të Hasit, më 26 gusht 1998, në një pusi të ngritur nga armiqtë, së bashku me Astrit Rrushin dhe Naim Qemajn nga zona e Krumës. Ai me shokët e armëve dhe të idealit lanë pas vetes veprën e pavdekshme ndër breza.”- u shpreh kryetari Latifi.