Kryetari Latifi ka nënshkruan dy marrëveshje me kryeshefin e KRU “Gjakova”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me kryeshefin e KRU “Gjakova”, z. Hasan Krasniqi, nënshkruan dy marrëveshje, Marrëveshje Shërbimi për Shërbimet e Ujësjellësit dhe Ujërave të Ndotura, dhe Marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit, Ndërrimi i Gypave nga AC në PE për tri rrugë në Rahovec. Me marrëveshjen e parë, KRU “Gjakova” është pronare e aseteve që shërbejnë për furnizim me ujë dhe për ofrimin e shërbimeve të ujërave të ndotura, përkatësisht, është përgjegjëse për operimin, mirëmbajtjen, përtëritjen dhe zgjerimin e këtyre aseteve. Me Ligjin për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, është përcaktuar që shërbimet e ujësjellësit dhe të ujërave të ndotura mund të ofrohen vetëm nëse ofruesi i shërbimeve posedon licencë të shërbimit të lëshuar nga Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit. Qëllimi i marrëveshjes së dytë është bashkëfinancimi i realizimit të projektit: Ndërrimi i gypave nga AC në PE për tri rrugë në qytetin e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …