leoni

Kryetari Latifi ka nënshkruar 4 Marrëveshje me drejtorin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë për 4 objekte shkollore të komunës së Rahovecit  

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me Drejtorin Menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë z.Ahmet Ismaili dhe z. Naim Bujupi – Udhëheqës i Departamentit të Operacioneve, kanë nënshkruar 4 Marrëveshje për Shërbime në Efiçiencë të Energjisë për 4 objekte shkollore të komunës së Rahovecit. Sipas kësaj marrëveshjeje, shkollat në të cilat do të zbatohen këto projekte janë:

✅ Shfmu “Rilindja”, me vlerë 117,508.60 €

✅ Shfmu “Gëzim Hamza-Piktori”, me vlerë 154,933.36 €

✅ Shfmu “Dëshmorët e Zatriqit”, me vlerë 68,560.70 €

✅ Shfmu “Faik Konica”, me vlerë 60,840.85 €

Në takim dhe në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve ishin të pranishëm edhe drejtori i arsimit Avni Morina dhe koordinatori i komunës për efiçiencë të energjisë Shpejtim Mustafa. Sipas marrëveshjeve, është kërkuar nga zyrtarët e Fondit të Kosovës për Efiçiencë, që realizimi i këtyre projekteve të përmbyllet deri më 31 gusht 2023. Njëkohësisht, është shprehur interesimi i zyrtarëve komunal që në thirrjen e re nga FKEE t’i, e cila do të shpallet së shpejti, të përfshihen në projektet e efiçiencës së energjisë edhe disa shkolla të tjera të komunës së Rahovecit, të cilat kanë nevojë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …