Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka njoftuar përmes facebook-ut se, ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e rrugëve lokale në komunën e Rahovecit. Projekti “Ndërtimi i rrugëve lokale” është bashkëfinancim i komunës së Rahovecit dhe MPL-së dhe ndahet në tre lote:
LOT I- 337,408.33 euro, (6995 metra rrugë në 8 vendbanime),
LOT II- 262,463.50 euro, (5730 metra rrugë në Rahovec dhe 8 vendbanime),
LOT III- 275,674.82 euro (5105 metra rrugë dhe 5 vendbanime).
Në kuadër të kësaj shume që e investon Komuna e Rahovecit dhe MPL, parashihet investimi i rrugëve kryesore dhe rrugëve lokale të brendshme në Rahovec si dhe në vendbanimet e komunës së Rahovecit, në total gjithsej: 17.8 km rrugë. Do të vazhdojmë me projekte konkrete që t’i përmbyllim kërkesat dhe interesat e banorëve rreth rregullimit të infrastrukturës në përgjithësi, ka thënë kryetari Latifi.