Kryetari Latifi ka nënshkruar kontratën për rregullimin e infrastrukturës publike në vlerën 1,222,222.00 €

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka nënshkruar kontratën për rregullimin e infrastrukturës publike, respektivisht ndërtimin e disa rrugëve me elementet përcjellëse në qytet, në vlerën: 1,222,222.00 €, që është bashkëfinancim i Ministrisë së Mjedisit Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës dhe Komunës së Rahovecit, ku përfshihet ndërtimi i rrugëve: Ali Sokoli; Fahredin Hoxha; Dëshmoret e Pashtrikut; Xhelal Hajda – Toni; Gzim Hamza – Piktori dhe Shejh Mihedini. Këto rrugë do të trajtohen me infrastrukturë publike nëntokësore, kanalizim fekal dhe atmosferik, kabllo nëntokësore aty ku mungojnë, trotuare, ndriçim publik, asfaltim të tërësishëm si dhe kanale për trajtim të ujit dhe devijimi i lumit Duhllo (afër Teqesë së Madhe të Halvetive).

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …