Kryetari Latifi ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Alban Mazreku për ndërtimin e murit mbrojtës në rr.” Brigada 124″ në Retijë

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për ndërtimin e murit mbrojtës me Alban Mazreku, nga fshati Retijë. Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje është qëllimi dhe vullneti i lirë dhe i mirë i palëve për ndërtimin e murit mbrojtës në rrugën “Brigada 124″, respektivisht përgjatë segmentit ”Avni Thaqi” në fshatin Retijë të komunës së Rahovecit. Komuna e Rahovecit obligohet përmes Drejtorisë së Shërbimeve Publike të bëjë mbikëqyrjen e projektit dhe do t’i ndihmojë investuesit në punët teknike për mbarëvajtjen dhe përfundimin e punëve në ndërtimin e këtij muri. Ndërsa, Investitori Alban Mazreku do të përkujdeset për sigurimin e mjeteve financiare dhe kontraktimin e operatorit ekonomik për ndërtimin e murit. Palët zotohen se do ti përmbahen kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi dhe se në rast kontesti eventual apo për paqartësinë në tekstin e kësaj marrëveshjeje, të zgjidhen me anë të bisedimeve, konsultimeve miqësore dhe me mirëkuptim, në të kundërtën kompetent për zgjidhjen e kontestit ndërmjet palëve do të jetë Gjykata Themelore në Gjakovë- Dega në Rahovec. Kryetari Latifi ka falënderuar Alban Mazrekun, për kontributin humanitar dhe solidaritetin e treguar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …