Kryetari Latifi, ka nënshkruar vendimin për ndërprerjen e punës të kafiterive dhe lokaleve të natës pas orës 23:00

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, nënshkroi vendimin për ndërprerjen e punës të kafiterive dhe lokaleve të natës pas orës 23:00, me të cilin:

NDALOHET ushtrimi i veprimtarisë afariste të punës të kafiterive, kafe-bareve, disko klubeve dhe klubeve të natës pas orës 23:00 në territorin e komunës së Rahovecit. Ndalesa e ushtrimit të veprimtarisë sipas pikës 1 të këtij vendimi do të jenë në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër. Personat fizik dhe juridik të cilët nuk i respektojnë dispozitat e këtij vendimi do të ndëshkohen sipas legjislacionit në fuqi. Obligohen Drejtoria për Inspektim dhe Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për zbatimin e këtij vendimi. Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.

A r s y e t i m

Pas rekomandimeve të anëtarëve të KKSB-së në mbledhjen e mbajtur me datë 23.01.2020, raporteve të Stacionit të Policisë së Kosovës në Rahovec, si dhe ankesave të qytetarëve të Komunës së Rahovecit, lokaleve afariste të natës si kafiterive, kafe-bareve, disko klubeve dhe klubeve të natës u ndalohet ushtrimi i veprimtarisë pas orës 23:00. Nga se u tha më lartë, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …