Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi bashkë me familjarë, bashkëluftëtarë e miq, përkujtuan dëshmorin e lirisë, Lulzim Shaip Hoti nga Ratkoci. “Luli ishte i organizuar në Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, duke qenë njëri ndër bartësit e veprimtarisë së fshehtë atdhetare në Anadrini, po ashtu, ndër djemtë që ka strehuar dhe furnizuar me armatime e municione luftën çlirimtare, e si luftëtar i UÇK-së, u plagos rëndë në betejën e 12 majit 1998, ku si pasojë e këtyre plagëve, u pavdekësua në kujtesën e brezave, pas çlirimit, më 9 nëntor 2005.”- u shpreh kryetari Latifi. Lavdi jetës dhe veprës së bashkëveprimtarit dhe luftëtarit të denjë të lirisë, dëshmorit Lulzim Hoti!