Kryetari Latifi ka pritur komandantin e KFOR-it italian për Rajonin Perëndim, Ivano Marotta

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka mirëpritur komandantin e KFOR-it italian për Rajonin Perëndim, z. Ivano Marotta. Në këtë takim, pasi e uroi komandantin Marotta për marrjen e detyrës së re, u diskutua për projektet që janë duke u zhvilluar në Komunën e Rahovecit, me theks të veçantë u bashkëbisedua për situatën e sigurisë. U informua po ashtu për aktivitetet komunale, investimet dhe punët që po vazhdojnë të bëhen, po ashtu kryetari Latifi e ka e falënderuar për përkrahjen dhe mundësinë e shtimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Komuna e Rahovecit është e hapur për komunikim dhe bashkëpunim për sigurinë dhe të mirën e përgjithshme, ka thënë kryetari Latifi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …