Kryetari Latifi ka pritur ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuç̧i

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka pritur ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuç̧i, me të cilin është diskutua për situatën e përgjithshme në Komunën e Rahovecit dhe fushat ku kërkohet mbështetja nga institucionet qendrore. Përveç temave të ndryshme që u trajtuan në këtë takim, me ministrin Kuç̧i u zyrtarizua marrëveshja që të vazhdohet financimi i shtratit të lumit nga Hoça e Madhe, Brestoc, Hoçë e Vogel, Nagac e deri në Krushë të Madhe në vlerë 1,294.000 nga ana e Ministrisë së Ekonomisë së Ambientit. Një lajm tjetër pozitiv për qytetarët e Rahovecit, është se ministri tregoi se ministria që ai drejton ka në plan që të financoj projektin për ndërtimin e Sheshit Qendror të Rahovecit, projekt për të cilin tashmë është shpallur konkursi ndërkombëtar para pak ditësh. Po ashtu, Kuç̧i premtoi se do të financohet edhe ndërtimi i një impianti biologjik për trajtimin e ujërave të zeza, trajtimin e shtretërve të tjerë të lumenjve, investime në KRU “Gjakova” për furnizim më të mirë me ujë të pijshëm, si dhe projekte të tjera mjedisore. Pas diskutimeve në Komunë, bashkë me ministrin u vizitua vendi ku planifikohet ndërtimi i Sheshit Qendror, si dhe u vizitua fabrika “Osa Termosistem” në Rahovec, e cila prodhon pajisje të shumta teknologjike për industrinë ushqimore. Kryetari Latifi e falënderoj ministrin Kuçi, ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, si dhe Qeverinë e Kosovës në përgjithësi për mbështetjen e projekteve që lehtësojnë dhe përmirësojnë cilësinë e jetës të qytetarëve të komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …