Kryetari Latifi ka pritur në një takim të veçantë delegacionin nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka mirëpritur në një takim të veçantë delegacionin nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, z.Shpend Terdeva, Drejtor i DSSHP-së, z. Kastriot Lajçi, Kryeinspektor në MPB-AME., z. Valon Krasniqi, Drejtor i DZSH-së dhe z. Dardan Lushtaku Zyrtar i Financave në AME. Në këtë takim është diskutuar për projektplanin komunal për vlerësimin e rreziqeve nga fatkeqësitë elementare natyrore dhe të tjera, planet operative të zjarrfikësve, nevojën për shtimin e personelit të zjarrfikësve, projektligjin e ri të AME-së, angazhimin e inspektoratit për parandalimin e ndërtimeve pa leje, gjegjësisht për rolin e tij të madh në dhëniet e pëlqimeve, kushteve ndërtimore dhe lejeve ndërtimore, me qëllim të përfshirjes së elementeve të rrezikut në projektet ndërtimore si dhe pjesë të tjera të nevojshme për rritjen e nivelit të sigurisë në planin e investimeve publike. Së bashku, janë pajtuar të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme, të cilat janë me rëndësi të veçantë për shërbimet publike dhe emergjencat në nivel lokal në komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …