Kryetari Latifi, ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë Pia Stjernvall

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë Pia Stjernvall, ku fillimisht e ka falënderuar për kontributin e shtetit që përfaqëson, gjatë gjithë etapës së zhvillimit të Kosovës si dhe vullnetin e kurdohershëm që të mbështetë e shtyjë përpara agjendën integruese të Kosovës. Interesimi i saj ishte kryesisht për zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Rahovecit, ku përveç prezantimit të potencialit me të cilin disponon Komuna e Rahovecit, u informua ambasadorja edhe me sfidat me të cilat po përballet qeverisja lokale. Temë e diskutimit në këtë takim, ishin edhe potenciali ekonomik i biznesit rahovecas me mundësinë e rrjetëzimit me ekonominë e tregut finlandez, projektet e ndryshme të binjakëzimit, veçanërisht ndërveprimit në fushën e arsimit ku sistemi finlandez paraqet modelin më të mirë të sistemit arsimor e çështje që tjera që për qëllim kanë organizimin e nismave komunitare në fuqizimin e të rinjve. Nga ambasadorja Stjernvall, kryetari Latifi mori konfirmimin për gatishmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme edhe me Komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj tryezën me temën “Roli i fesë në shoqërinë bashkëkohore”

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, organizoj të premtën tryezën me temën “Roli i fesë …