leoni

Kryetari Latifi ka pritur në takim Atdhe Hetemin, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë

Kryetari Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka pritur të mërkurën në takim, Drejtorin Ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, z. Atdhe Hetemi dhe udhëheqësen e Divizionit për Punë dhe Arkivim, znj. Kimete Haxholli.

Gjatë këtij takimi është nënshkruar protokolli për transferimin e dokumenteve që përmbajnë të dhëna të vlefshme mbi krimet e kryera gjatë luftës në komunën e Rahovecit.

Këto dëshmi do të ndihmojnë në dokumentimin e të vërtetës historike dhe do të kontribuojnë në ruajtjen e kujtesës kolektive për brezat e ardhshëm. Arkivat e kësaj natyre janë dëshmia e dhimbshme, por e domosdoshme, për të kaluarën tonë dhe për drejtësinë që duhet të vendoset, ka thënë kryetari Latifi.

Komuna e Rahovecit mbetet e përkushtuar për bashkëpunim ndërinstitucional për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës nga shteti i Serbisë.

Komuna, si institucion i bënë thirrje qytetarëve të Rahovecit dhe më gjerë që çkado që ata kanë si dëshmi: fotografi, video-gjirime, përjetime e të tjera, që lidhen me krimet e kryera në luftën e fundit në Kosovë, të bashkëpunojnë me institutin në fjalë ose me Komunën dhe kësisoj të kontribuojnë shumë në këtë proces të rëndësishëm të dokumentimit të krimeve të cilat do të shërbejnë edhe në zbardhjen e së vërtetës, por edhe për hulumtime dhe studime të ndryshme shkencore në lidhje me krimet e luftës së fundit nga shteti i Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …