Kryetari Latifi, ka pritur në takim deputetin Kuvendit të Kosovës z. Pal Lekaj

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim deputetin Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish – ministrin e Infrastrukturës, z. Pal Lekaj. Kryetari Latifi e ka falënderuar deputetin Lekaj për vizitën dhe e ka informuar për projektet dhe sfidat e Komunës së Rahovecit. Nga z.Lekaj, kryetari Latifi ka kërkuar angazhimin e tij dhe të të gjithë grupit parlamentar të AAK-së, për adresimin e kërkesave dhe të projekteve të Rahovecit në nivelin qendror.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …