Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim disa nga bashkatdhetarët nga Polluzha, të cilët punojnë e veprojnë në mërgatë. Me këtë rast kryetari Latifi ka bashkëbiseduar me mërgimtarët edhe për projektet për këtë fshat dhe në tërë komunën e Rahovecit. Kryetari Latifi i ka falënderuar bashkatdhetarët për kontributin e tyre dhe i ka uruar ata për pushime sa më të mira në vendlindje.