Kryetari Latifi ka pritur në takim drejtorin e distriktit të KEDS-sit në Gjakovë Kreshnik Sokoli

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim drejtorin e distriktit të KEDS-sit në Gjakovë Kreshnik Sokoli me bashkëpunëtorë. Në këtë takim është diskutuar për problemin e furnizimit të rregullt me energji elektrike në Stacionin-I-  të Rahovecit, pompave të ujit për pije, që do të mundësojë furnizim të rregullt me ujë në pjesën e qytetit. Gjatë bisedave është ra dakord që ekipet e KEDS-it do të angazhohen seriozisht që ky stacion të kursehet nga reduktimet e rrymës, pa humbur kohë. Po ashtu, u bisedua edhe për çështje të tjera që lidhen me bashkëpunimin për investimet dhe lehtësirat që do t’i aplikojë KEDS-i në koordinim me komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …