Kryetari Latifi ka pritur në takim drejtorin menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë Admir Shala

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e arsimit Avni Morina, kanë pritur në takim drejtorin menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë Admir Shala. Kryetari Latifi dhe Shala nënshkruan marrëveshjen për fillimin e zbatimit të projekteve për ndërmarrjen e masave të energjisë efiçiente edhe për dy objekte shkollore të komunës së Rahovecit. Shkollat përfituese të përfshira në këto projekte, janë:

– Shkolla “Isa Boletini” në Rahovec dhe

– Shkolla “Bekim Sylka” në Rahovec.

Këto projekte janë financim i përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës, Zyrës së BE-së dhe Bankës Botërore përmes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. Kryetari Latifi i ka shprehur mirënjohje Admir Shalës për kontributin e jashtëzakonshëm në drejtim të jetësimit të këtyre projekteve të rëndësishme për komunën e Rahovecit, dhe u zotuan se bashkëpunimi i ndërsjellët do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kryetari Latifi u ka shprehur urime mësimdhënësve dhe nxënësve të këtyre dy shkollave!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …