Kryetari Latifi ka pritur në takim këshillin e prindërve të Çerdhes “Tulipanët” në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me drejtorin e Arsimit, Avni Morina pritën në takim këshillin e prindërve të Çerdhes “Tulipanët” në Rahovec. Ata ishin të interesuar që të funksionalizohet sa më shpejt objekti i ri, i cili është në ndërtim e sipër. Dihet tashmë që ndërtimin e kësaj çerdheje e bën Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Bankën Botërore. Edhe komuna e Rahovecit, respektivisht drejtoria e Arsimit ka vëzhguar nga afër punimet. “Jemi në kontakt të vazhdueshëm me operatorin dhe jemi të interesuar që të vihet në funksion dhe fëmijët të kenë një çerdhe me të gjitha standardet që duhet t’i ketë. Fëmijët janë pjesa jonë më e ndjeshme, andaj duhet të trajtohen me sa më shumë dashuri|”. Ka thënë me këtë rast kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …