Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mirëpriti në takim Konsullin e ri të Përgjithshëm të Turqisë në Prizren, Celal Doĝan, në një takim njoftues, të cilit i dëshiroi mirëseardhje dhe e uroi për detyrën e re. Kryetari Latifi e informoi për vazhdën e aktiviteteve komunale, investimet dhe punët që po vazhdojnë të bëhen, po ashtu e falënderoi për përkrahjen dhe mundësinë e shtimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.