Kryetari Latifi ka pritur në takim Kryetarin e Këshillit të Qarkut të Kukësit dhe ekipin e tij  

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, priti në takim z. Astrit Dobrushi, Kryetarin e Këshillit të Qarkut të Kukësit dhe ekipin e tij, me të cilët biseduan për projektet e përbashkëta, rritjen e komunikimit dhe të integrimit brendashqiptar. Nisur nga fakti se jemi një popull që na lidh historia, në këtë takim u vendos theksi te thellimi i marrëdhënieve midis Rahovecit dhe Kukësit – dy qytete dhe qendra të rëndësishme rajonale, lidhja e fortë dhe kontributi i rëndësishëm i bashkëqytetarëve tanë dhe shfrytëzimi më i madh i mundësive të bashkëpunimit në projekte të përbashkëta, si: në fushën e turizmit, trashëgimisë kulturore e historike, të bujqësisë, të mjedisit etj. Në fund, kryetari Latifi i falënderoi mysafirët për vizitën dhe iu uroi suksese e mbarësi.

Mund të jetë një imazh i 7 persona

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …