Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me Lenhard Hamzën nga organizata “Germin” bashkëbiseduan rreth mundësive për rritjen e aktiviteteve që fuqizojnë lidhjen e mërgatës me vendin tonë, dhe konkretisht:
– Vendosën hapat për fillimin e kontakteve me komunat e shteteve gjermano-folëse për formalizimin e marrëveshjeve të binjakëzimit.
– Do të bashkëpunohet për angazhimin afatshkurtër të ekspertëve nga mërgata në fushat prioritare për komunën e rahovecit.
– Do të organizohet një aktivitet ‘B2B’ ndërmjet ndërmarrësve nga mërgata dhe ndërmarrësve vendorë.
Me Lenhardin, po ashtu u bisedua për një mori mundësish për ngritjen e kualitetit urban të qytetit dhe ndërlidhjes së investimeve publike me një strategji afatgjatë që do të shndërronin komunën e Rahovecit në një pikë tërheqëse turistike, ku potenciali për këtë, padyshim, është shumë i madh.