Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në zyrën e tij ka pritur Ministrin e Ministrisë se Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Kryetari Latifi e ka falënderuar ministrin për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë komunës së Rahovecit. Bashkë me ministrin kanë përuruar projektin e bashkëfinancuar nga MAPL dhe Komuna e Rahovecit, me anë të të cilit janë zgjeruar dhe rregulluar me kubëza tri rrugë dhe një kënd rekreativ. Emri i projektit është “Ndërtimi i rrugëve dhe këndit rekreativ në lagjen e komuniteteve”. Realizimi i këtij projekti ka kushtuar gjithsej 61.000 €, ku nga kjo shumë MAPL ka financuar 40.000 €. Kryetari Latifi tha se shpresojmë që projekte si ky të kemi edhe në vitin e ardhshëm, me qëllim të rritjes së mirëqenies dhe sigurisë për të gjithë qytetarët tanë.