Kryetari Latifi, ka pritur në takim ministrin e MZHR-së, Fikrim Damka

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur në takim, Fikrim Damka, ministër i Ministrisë së Zhvillimit Rural (MZHR) me të cilin ka biseduar, për projekte që kanë për qëllim krijimin e kushteve për zhvillimin ekonomik rajonal që janë të qëndrueshme dhe promovojnë zhvillimin socio-ekonomik. Kryetari Latifi, ka falënderuar ministrin Damka për vizitën, i cili shprehu gatishmërinë të bashkëpunoj si kryetar i komunës për realizimin e projekteve të përbashkëta që kanë për qellim krijimin e kushteve dhe përmbushjen e kërkesave të cilat janë në funksion të realizimit të projekteve me interes për qytetarët e komunës së Rahovecit. Ndërsa ministri Damka, ka thënë se do të shikohen edhe mundësit financiare për realizimin e projekteve të përbashkëta e që kanë qellim krijimin e kushteve për zhvillimin ekonomik rajonal që janë të qëndrueshme dhe promovojnë zhvillimin socio-ekonomik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …