Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka mirëpritur në takim Prof. dr. Florim Isufin, kryetar i Komisionit të Regjistrimit të Popullsisë, të Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS 2024), i shoqëruar nga anëtarët e këtij komisioni, z. Kushtrim Krasniqi dhe z. Agim Ferati. Përgjatë takimit u diskutua për ecurinë e procesit të përgatitjeve për Regjistrimin e Popullsisë, të Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS 2024), i cili do të fillojë me 5 prill 2024, si dhe kryetari Latifi ka shprehur gatishmërinë e plotë për mbështetje në realizimin me sukses të Regjistrimit të Popullsisë, si një nga projektet më kapitale me interes kombëtar dhe shtetëror. Në këtë takim u dakordua që të ketë koordinim sa më të ngushtë ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe ASK-së për suksesin e plotë të këtij projekti shumë të rëndësishëm.