Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në një takim pune znj. Jenifer Ober, drejtoreshë e aktivitetit të USAID-it dhe Ramadan Klisurica, përfaqësues i projektit “Qeverisja e Pronës”, i cili do të realizohet nga USAID. Bashkë u diskutua për jetësimin e projektit të ri “Qeverisja e Pronës”, ku komuna e Rahovecit është njëra ndër pesë komunat përfituese të këtij projekti.
Fokus i këtij projekti do të jenë:
– Ofrimi i shërbimeve më të mira pronësore nga ana e komunës së Rahovecit;
– Pjesëmarrja e grave dhe avansimi i rolit të gruas në prona dhe
– Roli i bizneseve në çështjet pronësore.
Kryetari Latifi tha se, jam i lumtur për zbatimin e projekteve të deritanishme si dhe për projektet në vazhdimësi në komunën e Rahovecit, të cilat mbështeten nga USAID.