Është praktikë e zakonshme e kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi, që çdo të enjte të takoj qytetarë të shumtë nga komuna e Rahovecit, për të dëgjuar secilin veç e veç për hallet, shqetësimet dhe kërkesat e tyre.
Si Kryetar Komune shpreh vullnetin dhe gatishmërinë për të përmbushur kërkesat që kontribuojnë në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të komunës së Rahovecit.
Takimet e ngjashme me qytetarë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, ka thënë kryetari latifi.